Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për rolin e vullnetarëve nga Kryqi i Kuq Bullgar në luftën me Covid-19

Mbi 17 mijë janë vullnetarët të cilët ndihmojnë aksionet e Kryqit të Kuq

Foto: BGNES

Më 5 dhjetor shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Për herë të parë ajo festohet gjatë vitit 1985 me iniciativë të OKB-së, kur Organizata Botërore fton qeveritë dhe organizatat joqeveritare  në të gjitha vendet të shprehin respektin dhe mirënjohjen e vet ndaj vullnetarëve dhe të popullarizojnë  më mirë veprimtarinë e tyre.

Një nga organizatat tek ne e cila disponon një resurs më të madh prej vullnetarëve është Kryqi i Kuq Bullgar. Sipas zëvendës drejtoreshës së tij të përgjithshme Sllavita Xhambazova, numri i tyre është më shumë se 17 000 veta. Një pjesë prej tyre janë përherë të tillë, kurse të tjerët përfshihen vetëm në disa nga fushatat.


Që nga fillimi i pandemisë, vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar marrin pjesë aktive si në sigurimin e produkteve ushqimore për të moshuarit, të sëmurët ose qytetarët të cilët janë nën karantinë, kështu dhe në sigurimin  e pajisjeve mbrojtëse personale, materiale shpenzuese dhe pajisje të specializuara mjekësore nga rezerva e katastrofave të organizatës për mjekët në vijë të parë në luftën me Covid-19. Sigurimi i ushqimeve për nevojtarët realizohet me ndihmën e strukturave sociale në administratat bashkiake, si dhe me Agjencinë për ndihmë sociale.


Krahas telefonatave të qytetarëve, të cilët e kanë kërkuar organizatën në telefonat e saj të zjarrtë për një ndihmë psikologjike ose me ndonjë tip tjetër lutjeje, sinjalet, në të cilat përgjigjen vullnetarët e Kryqit të Kuq  gjatë këtij viti  janë të një karakteri të gjithanshëm.


“Ato janë të lidhura me të gjitha ato të cilat mund të rastisin në jetë - sqaron Sllavita Xhambazova. Ka nevojë për përkrahjen tonë kur në shtëpinë e dikujt ka shpërthyer zjarr. Atëherë vullnetarët tanë organizojnë një pasqyrim të vendit, bëjnë llogaritje për gjërat më të nevojshme e të domosdoshme për jetesë. Në qoftë se situata është jashtë kompetencave të Kryqit të Kuq Bullgar, ofrojmë konsultime të viktimave kujt t’i drejtohen”.


Përveç kësaj, Kryqi i Kuq Bullgar punon aktivisht  me njerëz të cilët kanë pësuar dëme gjatë katastrofave rrugore, ofron një drekë të ngrohtë për fëmijët në rrezik në krahina të ndryshme të vendit. Në veprimtarinë e vet Kryqi i Kuq Bullgar është i ndihmuar dhe nga bashkësia ndërkombëtare, ku sivjet pas apelit global  të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, mori dhe shpërndau më shumë se 30 000 paketa me materiale higjienike nëpër të gjithë vendin.


Roli i vullnetarëve është me një rëndësi jetike për punën e Kryqit të Kuq Bullgar. Dhe ky është një fakt akoma nga krijimi  i dy shoqërive të para të Kryqit të Kuq, të themeluar menjëherë pas Çlirimit në Principatën e Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore. Në shoqëritë e ndryshme, të cilat janë themeluar deri në krijimin e Organizatës Kombëtare gjatë vitit 1885, në mënyrë vullnetare dhe me vetëmohim punojnë një sërë qytetarësh të zakonshëm e të shquar nga Bullgaria pas çlirimit.  

“Jam e bindur se ajo, të cilën e bëjnë vullnetarët për shembull, në qoftë e bëjnë më shumë njerëz bota jonë do të bëhet shumë më tolerante dhe përparuese - deklaroi si përfundim  zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Kryqit të Kuq Bullgar Sllavita Xhambazova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe KKB


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD