Gjatë katër viteve të fundit dialogu politik midis Bullgarisë dhe Serbisë është ndoshta më intensivi dhe më produktivi në historinë e marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë kësaj periudhe edhe shkëmbimi tregtar midis të dy vendeve u dyfishua. Këtë e tha para BNR ambasadori i Bullgarisë në Serbi Radko Vllajkov, mandati i të cilit po përfundon.
Sipas tij “ka ndryshime të dukshme pozitive në gjendjen e pakicës bullgare në Serbi". Vllajkovi theksoi se gjatë shekullit të fundit “ajo u shtyp dhe u dërrmua” gjë për të cilën kanë faj shtetet totalitare jugosllave dhe bullgare.
Ai theksoi se tashmë u gjet mekanizmi me të cilin problemet e njerëzve nga pakica bullgare të kuptohen dhe të zgjidhen, “të frymëzohen që ata jo vetëm që të mos kenë frikë ose turp ta quajnë veten bullgarë, por të jenë krenarë për këtë”.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...