Nikolla Vapcarov lindi më 7 dhjetor të vitit 1909 në qytetin Bansko në familjen e Jonko Vapcarovit, njeri prej komitëve të krahinës së Pirinit dhe aktivist i VMRO-së. Nëna Elena Vapcarova ishte një grua e arsimuar dhe inteligjente, e diplomuar në Kolegjin Amerikan në qytetin Samokov.
Ndër mysafirët në shtëpinë në Bansko që kur ishte i vogël ishin intelektualë të tillë të njohur si poetët Pejo Javorov dhe Elisaveta Bagrjana, piktorët Konstantin Shtërkellov, Ivan Penkov etj. Mbretërit Ferdinand dhe Boris III gjithashtu ishin ndër miqtë e familjes Vapcarov.
Nikolla Vapcarovi është një nga figurat më të diskutueshme në leximin bullgaro-maqedonas të historisë. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në Rrethin Letrar Maqedonas të krijuar në Sofje me urdhër të Kominternit, studiuesit në Shkup e tregojnë atë si një poet antifashist maqedonas. Por Vapcarovi është pjesë e letërsisë bullgare dhe ndryshe nga anëtarët e tjerë të Rrethit ai kurrë nuk shkroi mbi normën letrare "maqedonase" të krijuar dhe të imponuar në atë kohë.
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..