Për shkak të thatësirës gjatë vitit 2020 Bullgaria konstaton rendiment më të ulët të misrit dhe lulediellit, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë. Pak mbi 2.8 mln tonë është misri i prodhuar mbi 572 417 hektarë.
Rendimenti mesatar i misrit është 494 kg për një dynym. Po të bëjmë një krahasim, në vitin 2019 korrja e misrit ishte mbi 3.1 milion tonë, me një rendiment mesatar prej 684 kg për një dynym. Për shkak të thatësirës së pranverës, më i ulët është prodhimi në Bullgarinë Lindore me një mesatare prej 50 për qind.
Luledielli i korrur për vitin 2020 është mbi 1.6 milion tonë nga 809,563 hektarë. Rendimenti mesatar për vendin është 203 kg për një dynym. Për krahasim, në vitin 2019, sasia totale e korrur ishte 1.7 milion tonë, me një rendiment mesatar prej 230 kg për dynymë, njoftoi BTA.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..