Po vihet re një tendencë e brishtë e pakësimit të numrit të përgjithshëm të rasteve me koronavirus gjatë dhjetë ditëve të fundit, në të cilat vendi ynë gjendet në bllokim, njoftoi në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës për Sëmundje Infektive dhe Parazitare. Në ditët të cilat mbeten deri tek Krishtlindja të lëmë mënjanë politikën dhe të përqendrohemi në pikësynimin tonë të mund të evitojmë epideminë, përsëri apeloi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Ai informoi, segjatë javës së fundit nga Covid-19 janë shëruar 16 872 veta dhe kjo jep shpresë në betejën, e cila vazhdon të ushtrojë presion mbi sistemin shëndetësor, por akoma është shumë herët që të bëhen konkluzione.
Bullgaria tanimë nuk është në krye të klasifikimit për nga vdekshmëria në Evropë dhe renditet në vend të dytë me 27,5 në 100 mijë. Sipas treguesit “sëmundshmëri 14 ditore”, vendi ynë është në vendin e 9 me 554 të infektuar në 100 mijë veta.
Akoma nuk ka një vendim të prerë nëse kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve do të hapen ditën e hënë, tha akoma ministri i shëndetësisë në lidhje me mendimin e shprehur përpara disa ditëve. “Të dhënat nuk na çojnë në këtë drejtim, kemi nevojë prej një informacioni, që të mund të ndërmarrim një hap të ngjashëm”, komenton ai.
Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë një fushatë informative, me anë të së cilës të mund të sqarojë dobinë nga vaksinat kundra koronavirusit. Një ekip i departamentit bashkëpunon me kompanitë prodhuese, nga të cilat pritet të prezantojnë të gjithë informacionin për medikamentet. Kostadin Angjellov tha se është akoma herët të flitet për kundër indikacione dhe efekte anësore, meqenëse akoma nuk kanë ardhur të gjitha të dhënat për vaksinat. Ai i mohoi pohimet se preparatet krijohen në momentin e fundit, duke iu referuar faktit, se mbi to punohet akoma që nga viti 2003 gjatë paraqitjes së koronavirusit të parë.Medikamentet do të kalojnë përmes të gjitha fazave të provave klinike, përpara se të miratohen, bindi ministri.
Në brifing u parashtruan dhe të dhëna për shtretërit e zënë nga Covid pacientët - 52% për njerëzit me forma jo të ndërlikuara të virusit dhe 42% janë të zënat në repartet intensive.
Që nga fillimi i epidemisë 7445 mjekë kanë rezultuar pozitivë, kurse aktualisht me koronavirus janë 3590 prej tyre. Katër veta janë sëmurur përsëdyti, tha shefi i shtabit operativ kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe BTA
Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..
Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..
Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..