Me një frymëzim nga format, ngjyrat, drita dhe hija në natyrë krijojnë pikturat e tyre Petja Peeva dhe Pllamen Kostov. Krijimet e tyre janë si një ngulitje e tejdukshme e natyrës së gjallë dhe e pajetë mbi pëlhurën e bardhë. Akoma në shikim të parë njeriu e sheh jetën, shpendi ka hapur krahë, kali galopon me erën, fryti i pjekur sikurse sapo është prerë dhe e tërheq syrin me ëmbëlsinë e vet. Në bisedë me piktorët e kuptojmë se që të mund të arrijnë sukses, u kanë qenë të nevojshme vite të gjata punë dhe një mbindërtim të ideve, teknikave, të botëkuptimit jetik...”Aktualisht në artin e pikturimit nuk ka një gjë konkrete, e cila të jetë moderne. Çdo gjë përdoret, mjaft të jetë bërë me masë dhe talent”-këtë e thotë Pllamen Kostovi për tandemin e tij artistik me Petja Peevën. Në fillim të muajit nëntor të këtij viti ata hapën ekspozitën e vet të parë në Sofje, të titulluar “Bashkë”, jo vetëm për të demonstruar tandemin e vet krijues:
“Ideja është shumë më e madhe se vet fjala - thotë Petja Peeva. Do të doja që njerëzit të jenë më të bashkuar, të jenë në harmoni me natyrën dhe me emocionet e bukura. Mesazhi ynë është të bashkohemi, sepse po vë re sesi largohemi njëri nga tjetri. Preferoj të vë aksentin mbi bukurinë. Pikturojmë së bashku, çdo një pikturë kalon përmes vështrimit të tjetrit. Shpesh e kritikojmë njëri-tjetrin, por dhe përkrahemi. Punojmë dhe jetojmë më shumë se 15 vjet bashkë.” Petja dhe Pllamen kanë mbaruar universitetin në Veliko Tërnovo në degën e pikturës. Piktura të tyre mund të shikohen në shumë vende, kryesisht në qytetet Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Sofja, por po kështu dhe në Norvegji, Kanada, Rusi, Greqi dhe në akoma shumë shtete të tjera.
“Nuk na mungonte frymëzim sivjet gjatë izolimit social. Kur jemi mes natyrës, kjo na frymëzon dhe na përmbush me ide - thotë Pllamen Kolev. Kryesisht pikturojmë kuaj, por më pëlqejnë shumë dhe shpendët, peizazhet, gjendjet e ndryshme shpirtërore të cilat ato i sjellin. Kemi piktorë të dashur të cilët i pëlqejmë dhe i ndjekim në rrjetin social. Unë jam rritur me piktura të Levitanit, të Ajvazovit dhe mendoj se pothuajse nuk ka njeri i cili të mos t’i pëlqejë. Dhe tani ka autorë shumë të mirë rusë, më në veçanti të tillë të cilët pikturojnë me akuarel, nga të cilët mahnitem, pavarësisht se unë përdor kryesisht bojrat akrilike.
Unë kam lindur në Rusi, nëna ime është që aty, kurse babai im është bullgar. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar në Bullgari, por jam i ushqyer dhe me kulturën e Rusisë. E lidh dhe me fëmijërinë time, me disa dimra të shkëlqyer me shumë borë, me shumë shokë dhe sado e çuditshme që të tingëllojë, me shumë ngrohtësi. Në Bullgari si autor dhe piktor më shumë më emocionon fshati bullgar, mënyra tradicionale bullgare e jetesës. Më pëlqejnë njerëzit e moshuar të zakonshëm, karrocat, pulat, shtëpitë dhe çdo gjë karakteristike për jetën e njerëzve. Unë kam jetuar në qytetin Mëglizh (Bullgari Jugore), i cili është një qytet i vogël dhe këto gjëra me janë të njohura dhe të dashura. Unë dhe këtë preferoj që të pikturoj. Me jetën e fshatit e lidh dhe të bukurën rreth nesh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Plamen Kostov - ART, sofia-art-galleries.com
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..