Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur zogu fluturon dhe kali vrapon me galop bashkë me erën, atëherë lind arti

4
Foto: Facebook /Plamen Kostov - ART,

Me një frymëzim nga format, ngjyrat, drita dhe hija në natyrë krijojnë pikturat e tyre Petja Peeva dhe Pllamen Kostov. Krijimet e tyre janë si një ngulitje e tejdukshme e natyrës së gjallë dhe e pajetë mbi pëlhurën e bardhë. Akoma në shikim të parë njeriu e sheh jetën, shpendi ka hapur krahë, kali galopon me erën, fryti i pjekur sikurse sapo është prerë dhe e tërheq syrin me ëmbëlsinë e vet. Në bisedë me piktorët e kuptojmë se që të mund të arrijnë sukses, u kanë qenë të nevojshme vite të gjata punë dhe një mbindërtim të ideve, teknikave, të botëkuptimit jetik...”Aktualisht në artin e pikturimit nuk ka një gjë konkrete, e cila të jetë moderne. Çdo gjë përdoret, mjaft të jetë bërë me masë dhe talent”-këtë e thotë Pllamen Kostovi për tandemin e tij artistik me Petja Peevën. Në fillim të muajit nëntor të këtij viti ata hapën ekspozitën e vet të parë në Sofje, të titulluar “Bashkë”, jo vetëm për të demonstruar tandemin e vet krijues:

“Ideja është shumë më e madhe se vet fjala - thotë Petja Peeva. Do të doja që njerëzit të jenë më të bashkuar, të jenë në harmoni me natyrën dhe me emocionet e bukura. Mesazhi ynë është të bashkohemi, sepse po vë re sesi largohemi njëri nga tjetri. Preferoj të vë aksentin mbi bukurinë. Pikturojmë së bashku, çdo një pikturë kalon përmes vështrimit të tjetrit. Shpesh e kritikojmë njëri-tjetrin, por dhe përkrahemi. Punojmë dhe jetojmë më shumë se 15 vjet bashkë.” Petja dhe Pllamen kanë mbaruar universitetin në Veliko Tërnovo në degën e pikturës. Piktura të tyre mund të shikohen në shumë vende, kryesisht në qytetet Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Sofja, por po kështu dhe në Norvegji, Kanada, Rusi, Greqi dhe në akoma shumë shtete të tjera.

“Nuk na mungonte frymëzim sivjet gjatë izolimit social. Kur jemi mes natyrës, kjo na frymëzon dhe na përmbush me ide - thotë Pllamen Kolev. Kryesisht pikturojmë kuaj, por më pëlqejnë shumë dhe shpendët, peizazhet, gjendjet e ndryshme shpirtërore të cilat ato i sjellin. Kemi piktorë të dashur të cilët i pëlqejmë dhe i ndjekim në rrjetin social. Unë jam rritur me piktura të Levitanit, të Ajvazovit dhe mendoj se pothuajse nuk ka njeri  i cili të mos t’i pëlqejë. Dhe tani ka autorë shumë të mirë rusë, më në veçanti të tillë të cilët pikturojnë me akuarel, nga të cilët mahnitem, pavarësisht se unë përdor kryesisht bojrat akrilike.  

Unë kam lindur në Rusi, nëna ime është që aty, kurse babai im është bullgar. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar në Bullgari, por jam i ushqyer dhe me kulturën e Rusisë.  E lidh dhe me fëmijërinë time, me disa dimra të shkëlqyer me shumë borë, me shumë shokë dhe sado e çuditshme që të tingëllojë, me shumë ngrohtësi. Në Bullgari  si autor dhe piktor më shumë më emocionon fshati bullgar, mënyra tradicionale bullgare e jetesës. Më pëlqejnë njerëzit e moshuar të zakonshëm, karrocat, pulat, shtëpitë dhe çdo gjë karakteristike për jetën e njerëzve. Unë kam jetuar në qytetin Mëglizh (Bullgari Jugore), i cili është një qytet i vogël dhe këto gjëra me janë të njohura dhe të dashura. Unë dhe këtë preferoj që të pikturoj. Me jetën e fshatit e lidh dhe të bukurën rreth nesh.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Plamen Kostov - ART, sofia-art-galleries.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Aleksandra-Joana Aleksandrova

Yll i muzikalit në Evropë, Aleksandra-Joana Aleksandrova, debuton edhe në atdhe

Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..

botuar më 25-10-18 9.00.PD
Vlladisllav Hristov

Vlladislav Hristov fitoi çmimin më të lartë në botë për vargje haiku

Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..

botuar më 25-10-16 5.34.MD

Bullgaria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt

Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..

botuar më 25-10-16 11.06.PD