Këngëtarja e njohur dhe producente muzikore gjatë viteve të fundit Maria Ilieva është anëtare e përhershme e jurisë në formatet e ndryshme televizive. Një pjesë serioze nga koha e vet ajo ia kushton djalit të vet të vogël Aleksandër, si dhe njerëzve të saj më të afërt. Këngëtarja e bukur jo njëherë ka thënë se për të familja është mes vlerave më të mëdha.
Ajo është mes personaliteteve të njohura në Bullgari, të cilët marrin përzemërsisht iniciativa të ndryshme të bamirësisë. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ajo tregon për pjesëmarrjen e saj në fushatën e UNICEF-it, kushtuar fëmijëve, të cilët kanë problem me komunikimin - të ashtuquajturit “fëmijë jo verbal”. Paratë nga kjo fushatë do të investohen në arsimimin e profesionalistëve, të cilët në një mjedis normal të ndihmojnë për zhvillimin e këtyre fëmijëve. “Integrimi si tërësi tek ne është problem, por rezultatet janë të mira - shoqëria jonë është e përbërë prej njerëzve shumë të dhembshur dhe të përkujdesur”, është e bindur Maria.
Aktualisht këngëtarja e njohur punon mbi një këngë të re dhe kjo i jep një frymëzim. Kuptohet, i mungojnë takimet me publikun.“Ky izolim mendoj se do të na kthejë mjaft mbrapa dhe do të ketë nevojë prej shumë kohë, përpjekjeje dhe këmbënguljeje të madhe që ne përsëri të kërkojmë të jemi bashkë, të jemi në koncerte, në sallat teatrale dhe të operës”.
“Po vë re se distanca e imponuar fillon të ndikojë dhe në marrëdhëniet më të afërta, po fillon të qarkullojë një frikë nga fakti të afrohemi njëri me tjetrin. Në fund të fundit ky afrim na jep forcë, qetësi dhe siguri - ne kështu jemi të formuar. Kjo në këtë moment është një agoni mjaft e rëndë. Sikurse dhe pesha jonë kulturore nuk është dhe kaq e mjaftueshme në kohën e re, që të mund t’i japim llogari vetes se arti nuk është një farë tekë dhe një moment i lehtë, arti është ushqimi ynë shpirtëror. Ai na jep atënga e cila kemi një nevojë më të madhe në një botë materiale-vlera, shtylla të forta të cilat mbajnë shpirtrat tanë dhe na japin një vetëdije kombëtare në të njëjtën kohë.
Ne asnjëherë nuk kemi pasur në kohën tonë ndonjë politikë të jashtëzakonshme shtetërore në drejtim të përkrahjes dhe të zhvillimit të artit dhe të kulturës. Tani ka disa iniciativa jo të këqija, të lidhura me këtë. Pavarësisht nga të gjitha vazhdimisht rikujtoj fjalët e stërgjyshes sime të dashur: “Dhe kjo do të kalojë, bir”. Unë e di se do të kalojë, e di se do të kujtohemi për të me një ndjenjë pak jo të këndshme për këtë periudhë dhe në një farë momenti nuk do t’i kushtojmë një rëndësi të tillë. Por, tani jemi në të dhe ju uroj që të gjithëve një psikikë të fortë. Është shumë e rëndësishme që të ruhemi nga ana psikike, sepse fizikisht disi do të shpëtojmë. Mbase dashuria dhe komunikimi aktiv, pavarësisht dhe vetëm në mënyrë verbale, pa qenë bashkë, janë një garanci se do të mund të ruhemi dhe do të përjetojmë me sukses këtë periudhë”.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..