Deri më 21 dhjetor po vazhdon aplikimi i masave anti-epidemike në vend. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës ditën e shtunë, 12 dhjetor, ku Kryeministri Bojko Borisov thirri anëtarët e qeverisë, të Shtabit Operativ Kombëtar, të Shtabit të Vaksinimit dhe Kryetaren e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës.
Në mbledhje Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev citoi një studim, sipas të cilit pas javës së dytë të mësimdhënies online ulet shumë motivimi i nxënësve për të mësuar, ndërsa në moshën parashkollore mungesa e kontakteve sociale dhe e lëvizjes kanë ndikim shumë të keq.
Sa i përket ndihmës për prindërit, fëmijët e të cilëve aktualisht po mësojnë në distancë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva theksoi se kërkesat e paraqitura janë pothuajse 22 000. Gjithashtu u bë e qartë se rreth 3 000 punëdhënës kanë aplikuar për 15 000 vende pune në kuadrin e masës për bizneset e mbyllura. Ndryshimet në Ligjin për Gjendjen se Jashtëzakonshme janë tashmë në fuqi dhe mbi këtë bazë fillon procedura për mbështetjen e biznesit me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.Në lagjen Schaerbeek të Brukselit, në një nga rrugët më të frekuentuara, hasëm një dyqan vetëm me produkte bullgare – lutenica , kos , djathë , sallame , bozë , banica tradicionale bullgare dhe shumë të tjera. Pronari,..
Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë e rrugëve të krishtera të pelegrinazhit, të bashkuara nga nisma “Në rrugën e besimit”...
Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të MPB në Kërxhali. Nga shpendi, i cili është një specie e mbrojtur, janë marrë mostra për analizë...
Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë..
Në lagjen Schaerbeek të Brukselit, në një nga rrugët më të frekuentuara, hasëm një dyqan vetëm me produkte bullgare – lutenica , kos ,..