Në një forum online kushtuar Ballkanit Perëndimor dhe organizuar nga eurodeputeti Angell Xhambazki Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva nënvizoi se Bullgaria gjithmonë ka qenë një prej përkrahësve më të fortë të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, informoi BTA.
Ministrja Zaharieva siguroi se përkrahja ndaj vendeve nga Ballkani Perëndimor do të vazhdojë, por në të njëjtën kohë rikujtoi se ajo kurrë nuk ka qenë pa kusht.
Sipas Ministres së Jashtme Maqedonia e Veriut ka injoruar paralajmërimet per mosrespektimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Sipas Zaharievës Bullgaria mbetet e hapur për dialog dhe shprehu besim se ajo dhe kolegët e saj nga Shkupi do të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kjo situatë.
Vetëm 2 kilometra kanë mbetur për t’u ndërtuar në anën bullgare të korridorit hekurudhor, i njohur si Korridori Nr. 8, i cili do të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e njoftoi Sekretari i..
Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur..
Turqia ishte mikpritëse e negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës Përpjekjet diplomatike turke bashkuan delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll më 16 maj për herë të dytë që nga fillimi i luftës,..