Që nga 29 janari deri më 30 prill 2021 të gjithë personat që hyjnë në Bullgari duhet të prezantojnë PCR test negativ për Covid-19 të bërë jo më vonë se 72 orë para mbërritjes, bëri të ditur “Policia Kufitare”. Do të ketë përjashtim vetëm për shoferët e autobusëve ndërkombëtarë, shoferët e kamionëve dhe maunave që kalojnë transit, ekuipazhet e anijeve dhe avionëve.
Shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin një dokument për PCR test do të vendosen në karantinë për një periudhë prej 10 ditësh në shtëpi ose në një vend tjetër akomodimi, ku personi ka deklaruar se do të banojë, njoftoi BTA.
Përveç qytetarëve të BE-së, ndalimi nuk prek shtetasit e Hapësirës së Shengenit, Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait, Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukrainës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnja dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Moldavisë, Izraelit, Kuvajtit, Bjellorusisë dhe Turqisë.
Masat nuk zbatohen për disa nëpunës të veçantë - specialistë mjekësorë dhe punonjës shkencorë, punonjës socialë dhe menaxherët e tyre, furnitorë të ilaçeve, zyrtarë, etj.
Qytetarët e vendeve për të cilat lejohet hyrja, por me pikënisje të udhëtimit nga një vend në Listën e Ndaluar, duhet të paraqesin një test negativ PCR. Përjashtim lejohet për udhëtarët transit.
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat e dedikuara muzikës, ju prezantojmë këngën më të re të Nina Nikolinës, me titullin “Pasqyrë”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.29 – Lajmet 11.33 – Kënga e Ditës
Të nderuar miq, në këtë program të përgatitur posaçërisht për festën e 22 shtatorit – Dita e Pavarësisë së Bullgarisë, do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Materiali i pare do t’ju kthejë pas në kohë dhe do t'ju tregojë historikun..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 19 shtator 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në minutat kushtuar muzikës ju ofrojmë veprën "Rapsodia" nga Veselin Stojanov në një interpretim të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Nata vdes vetëm” nga aktorët Bojan..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Një jetë” nga Orlin Goranov. Ju urojmë..