Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov dhe bashkëshortja e tij Biljana dhuruan pako ushqimore për 30 familje të cilat shfrytëzojnë shërbimet e Qendrës Ditore “Dozë Lumturie” në Shkup. Qendra është e specializuar në punën me fëmijë me sindromën Daun.
Kjo ndihmë humanitare u sigurua me vendim të qeverisë bullgare në sajë të iniciativës së Ministres së Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Tashmë bëmë dhurata për 250 familje me fëmijë me nevoja të veçanta nga Maqedonia e Veriut. Këto janë më se 2 tona ushqimesh dhe dezinfektuesish. Nga Qendra Ditore “Dozë Lumturie” i falënderuan Bullgarisë për vëmendjen dhe për këtë gjest human, transmetoi BGNES.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..