Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti i parë i jashtëm për imunizimin kundër Covid-19 është gati

Kostadin Angellov
Foto: arkiv

“Do të insistoj që masat kundërepidemike të mbeten mjaftë të forta për të garantuar uljen e presionit mbi sistemin shëndetësor, kontrollin efektiv mbi infeksionin dhe bullgarë të shëndetshëm.” Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një brifing në kryeqytet.

Ai kontrolloi në vend organizimin e punës së kabinetit të parë të specializuar të jashtëm për imunizimin kundër Covid-19.

Ministri tha, se dikasteri i tij do të kontribuojë që qytetarët të  disponojnë tërë informacionin për vaksinat. Në një takim me ministrin mjekët e përgjithshëm ngulën këmbë që të dhënat për vaksinimin e shtetasve të regjistrohen në një sistem të përbashkët të informacionit.

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë në një takim me Kryeministrin Bojko Borisov zhvilluar sot gjithashtu insistoi për vazhdimin e masave më të rrepta kundërepidemike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD