Testet e antigjenit do të jenë falas pasi do të barazohen me PCR testet, tha Ministri i Shtetësisë prof. Kostadin Angellov në një brifing në ministri. Ai shtoi, se Bashkimi i Mjekëve Bullgarë përkrah barazimin e testeve sepse kjo është me rëndësi për identifikimin dhe izolimin e të sëmurëve.
Kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë d-r Ivan Maxharov theksoi, se u arrit pajtim me pushtetarët që një përfaqësues i bashkimit të përfshihet në Shtabin Operativ Kombëtar për koronavirusin. “Ne do të insistojmë që të mos lehtësohen masat kundërepidemike para festave, sepse numri i të infektuarve në spital nuk po ulet. Heqja e masave do të çonte në një situatë të vështirë në sistemin shëndetësor”, shtoi d-r Maxharov.
“Masat kundërepidemike duhet të zgjaten të paktën me një javë pas festave të Vitit të Ri", tha në konferencën për shtypin edhe shefi i Arkës Kombëtare të Sigurimit shëndetësor Prof.Petko Sallçev. “Jo si shef i arkës, por si profesor i mjekësisë e përkrah propozimin e ministrit për zgjatjen e masave. Ky afat përfshin edhe festa të tjera për bullgarët. Le të mos mbingarkojmë sistemin”, shtoi Sallçev.
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja është të mbrohen të rinjtë që ndërmarrin veprime të rrezikshme për të bërë foto spektakolare për..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..