Deputetët vendosën që udhëtimi i përbashkët të mos ndëshkohet, duke miratuar korrigjime në Ligjin për ndryshimin dhe shtimin e Kodit të Lundrimit tregtar me anije, pas vetos së vendosur nga Presidenti Rumen Radev. Në motivet e veta Radev ka treguar se nga tekstet e ndryshuara nuk bëhet e qartë se si do të dallohet udhëtimi i përbashkët nga transportimi i parregullt i udhëtarëve.
Partia Socialiste Bullgare i përkrahu ndryshimet, duke shënuar se pushtetarët i kanë dëgjuar këshillat e Presidentit dhe të opozitës.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..