Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një filipinase në bregun e qytetit Kozlloduj dhe si dëbora mund të sjellë gëzim

Foto: Filipina Jordanova

Ajo quhet Rita Sançes Jordanova, por që të gjithë në qytetin Kozlloduj e thërrasin Filipina . Do të thoni përse? Sepse është filipinasja e vetme në qytet. Përveç kësaj është e re, e bukur, me flokë të gjata deri në brez dhe shumë kureshtare. Ajo kërkon që të njohë sa më mirë atdheun e vet të ri. Madje ka bërë dhe një vlog në të cilin poston video nga përjetimet e saj në Bullgari.

Filipina mbërrin këtu përpara dy vjetëve, bashkë me bashkëshortin e saj i cili është bullgar. Ajo tregon për përshtypjet e saj të para: “Qe vjeshtë, kurse Filipinet janë një vend tropik, ne kemi 4 stinë. Dhe çdo gjë më pëlqeu shumë! Natyra, shtëpitë, kishat qenë tamam të tilla siç i kujtoja nga filmat e fëmijëve. Dhe i thash vetes – ky është një vend i shkëlqyer!” Sot Filipina flet një gjuhë bullgare relativisht të mirë, jeton në Kozlloduj, dhe i pëlqen të bëjë shëtitje buzë lumit Danub dhe madje udhëton vetëm nëpër vend . “Më pëlqen shumë të vërej njerëzit në tren sesi lexojnë libra. Kjo nuk është e zakonshme për ne filipinasit . E, kuptohet rrugët tuaja nuk janë të mira, por njerëzit janë miqësorë. Gjithë më pyesin, duan të mësojnë dhe të dëgjojnë historinë time.” Kurse jeta e saj , përpara se të vijë këtu, nuk ka qenë fare “si këngë”, thotë ajo.

“Nuk më pëlqen qëndrimi negativ i bullgarëve. Disa njerëz nuk ndihen të lumtur se jetojnë në Bullgari. Ata më thonë: “Ti çfarë bën këtu, ke një shtet të shkëlqyer. Përse nuk niseni me burrin për në ndonjë vend tjetër, do të jetoni më mirë”.  Por këta njerëz fare nuk dinë sesi kam jetuar unë në Filipinet - thotë Filipina. Kjo të jesh në një vend të përmbushur me njerëz, ku ajri është i pisët, më në veçanti në Manila, është e padurueshme! Po, dihet se çdo një ka fatin dhe qëllimet e veta, por disa mendojnë se kur kanë këpucë të shtrenjta të markave të njohura janë shumë më të lumtur se të tjerët. Por, për mua të kesh çati mbi kokë dhe bukë në tavolinë janë gjërat të cilat më përmbushin me falënderim çdo ditë” – thotë ajo.

Kurse krahasimet midis bullgarëve dhe filipinëve janë të pashmangshme  Ju jeni shumë njerëz të pavarur! Këtu kur bëhesh adoleshent, mund të ndahesh nga prindërit dhe të marrësh vet vendime. Kultura jonë është e orientuar krejtësisht ndaj familjes. Ti gjithmonë merr parasysh mendimin e njerëzve të afërt, edhe në një moshë më të vonë”. Përveç kësaj në sytë e Filipinës ne bullgarët jemi shumë punëdashës dhe njerëz shumë të denjë. “Ju vazhdimisht merreni me diçka dhe ju pëlqen të udhëtoni, prandaj jeni dhe gjithmonë të zënë”. Kjo, sipas saj, sqaron faktin se kur ulemi në tavolinë, bëhemi më llafazanë. Tek ata nuk është e pranuar që të flasësh derisa ha bukë. “Thjesht vetëm atëherë ju mbetet kohë për komunikim“ – bën konkluzion Filipina.

Përveç se është blogere, filipinasja e bukur gatuan shumë mirë. Ajo pohon se është një adhuruese e madhe e kuzhinës bullgare. Bën byrek dhe qofte të shkëlqyera, vet bën ljutenicën /një lloj salce me speca dhe domate/ dhe zë kosin. I pëlqejnë merudhitë tona, si shtërmeni /çubrica/ dhe kimioni, të cilat nuk i ka në Filipinet. Gjithësesi cili është përjetimi më i paharrueshëm për të nga Bullgaria?


“Përjetimi më emocionues këtu është dëbora!  Afrimi im i parë më dëborën! Sepse unë kalova 30 vjet nga jeta ime në një vend tropik. Tek ne njerëzit udhëtojnë deri në Kore ose në Japoni vetëm që të mund të shikojnë dëborën. Por unë nuk e pata këtë mundësi. Kështu që këtu, në Bullgari, përjetova diçka të cilën nuk mund ta përshkruaj.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Filipina Jordanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD