Një mjedis biznes i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm dhe procedura maksimalisht të thjeshtësuara për startimin dhe menaxhimin e biznesit do të krijonin kushte për rritjen ekonomike, më shumë të ardhura nga taksa dhe mundësi për ata që janë më pak iniciativë të jetojnë më mirë. Këto janë elementët e domosdoshëm për të arritur përparim dhe vendi të vazhdojë zhvillimin e tij, mendon kryetari i Forumit Bullgar të Liderëve Biznes dhe ish bankier Levon Hamparcumjan. Sipas tij hallka lidhëse midis të gjithë kësaj është arsimi:
“E vetmja gjë me të cilën Bullgaria mund të ofrojë përparësi konkurruese është nëse disponon krahë të punës të arsimuar, të disiplinuar dhe të motivuar. Dhe kurrë nuk duhet ta harrojmë atë, sepse as do të bëhemi shtet nafte, as do të zbulojmë ndonjë burim të ri natyror në territorin tonë. Atë nuk mjaftojnë për të ushqyer 7 milion veta njerëz që nuk kanë aftësi dhe njohuri të mjaftueshme.”
Përsa iu përket mësimeve të cilat biznesi nxjerr nga kriza Hamparcumjan përgjithëson në një intervistë për Radion Sofje të Radios Kombëtare Bullgare.
“Kjo na bën që t’u kushtojmë më shumë vëmendje jo vetëm treguesve të zakonshëm si fitimi, qarkullimi dhe rritja, por edhe qëndrueshmërisë së modeleve të biznesit, kënaqësisë së klientit dhe punonjësve, gjë që në një situatë të tillë bëhet edhe më e rëndësishme për mbijetesën e kompanisë dhe për klimën e saj. "
Ish bankieri komenton edhe gjendjen e bankave, të cilën e caktoi si shumë më të qëndrueshme sesa gjatë krizës së mëparshme financiare në vitet 2008-2011. Sipas tij momenti është i përshtatshëmepër secilin këdo që ka vendosur të marrë kredi por kjo duhet të jetë rezultat i një vendimi të arsyeshëm dhe të menduar mirë.
“Nëse jeni të sigurt për të ardhurat tuaja në të ardhmen, natyrisht mund të merrni kredi. Tani po shoh familje të reja me perspektiva të qëndrueshme në punë dhe në biznes të cilët kërkojnë banesa më të mëdha sepse u duhet hapësirë të reja për të punuar nga shtëpia. Kjo që nuk duhet të bëhet është të merret kredi si mjet për përballimin e vështirësive afatgjata.”
Duke nxjerr në plan të parë problemin me mortalitetin dhe me numrin e popullsisë që punon në Bullgari, disa ekonomistë parashikojnë rimëkëmbjen e ngadaltë dhe të vështirë të ekonomisë së vendit. Në këtë situatë biznesi duhet të fokusohet mbi rritjen e kërkimit të konsumatorëve si një masë reale për përballimin e krizës, është kategorik ekonomisti Rumen Gëllëbinov. Kjo do të rikthejë në ekonomi para për shtetin dhe biznesin. Një masë e mirë do të ishte gjithashtu ulja e TVSh-së jo vetëm për ushqimet në restorantet por edhe për ato në dyqanet. Kjo do të stimulojë njerëzit të blejnë më shumë. Sigurimi i kuponëve gjithashtu do të provokojë rritjen e aftësisë blerëse të njerëzve dhe do të ndihmojë prodhuesit, përkatësisht edhe të ardhurat në buxhet. Ilaçet gjithashtu duhet të kenë një normë më të ulët tatimore sepse pandemia vërtetoi se janë mallra thelbësore – thekson analisti ekonomik.
Një komponent i rëndësishëm i çdo ekonomie janë investimet vendore dhe të huaja, të cilat ndihmojnë hapjen e vendeve të reja të punës. Pavarësisht nga kriza e shkaktuar nga Covid-19 klima e investimeve tek ne është e favorshme. Sipas Ministrit të Ekonomisë Lëçezar Borisov gjatë tremujorit të tret shihen sinjalet e para për përmirësimin e saj. Dëshmi për këtë janë projektet e reja të certifikuara sipas Ligjit për Inkurajimin e Investimeve në përmasë më se 850 mln leva të cilat do të hapin më se 4000 vende të reja të punës. Në një intervistë televizive ministri paraqiti të dhëna për investimet e realizuara që nga fillimi i mandatit të tanishëm të qeverisë në vitin 2017 e deri më sot. Deri në vitin 2020 përmasa e tyre është 5 miliard euro, ndërsa gjatë vitit të tanishëm të krizës përmasa e investimeve në vend arrin 1 miliard euro.
Redaktor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..