Prokuroria e specializuar ka ndërprerë hetimin e bazuar në regjistrimet audio të publikuara në media, në të cilat pohohet se dëgjohet zëri i Kryeministrit Bojko Borisov, njoftoi Prokuroria. Prokurori mbikëqyrës mendon se nuk ka prova të mjaftueshme për një krim me karakter të përgjithshëm.
Janë marrë në pyetje Bojko Borisov, kryeprokurori Ivan Geshev, ish kryeprokurori Sotir Cacarov, ish ministri i financave Vlladislav Goranov dhe tre zyrtarë të tjerë. Nuk është konstatuar ndërhyrje nga ana e Kryeministrit në punën e strukturave shtetërore. Nuk ka prova për biseda midis Borisovit dhe kryeministrave të Bavarisë, Polonisë dhe të Hungarisë, njoftoi BTA.
Është koha të dalim para popullit bullgar dhe të dëgjojmë se çfarë do të thotë - populli bullgar thotë "po" për levën dhe "jo" për euron, thotë se duhet të jetë pyetur, tha në një deklaratë nga foltorja parlamentare kryetari i Grupit Parlamentar..
Mbështetësit e partisë së përfaqësuar në parlament "Vëzrazhdane" u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit Popullor, duke deklaruar mbështetjen e tyre për ruajtjen e levës bullgare dhe mbajtjen e një referendumi për euron, njofton BTA. Me britma "Vrasës"..
“Ambicia jonë është që Bullgaria të mos jetë vetëm një eksportuese e energjisë elektrike, por që kjo energji të krijojë vlerë të shtuar këtu.” Këtë e deklaroi ministri i energjetikës Zheço Stankov në diskutimin “Bullgaria - një qendër rajonale për..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori..