Bullgaria është ndër vendet e BE-së të cilët më keq përballojnë epideminë dhe krizën ekonomike. Këtë e tha para Televizioni Kombëtar Bullgar ish kryeministri Ivan Kostov (1997-2001). Ai shtoi se tek ne koeficienti i vdekshmërisë është jashtëzakonisht i lartë gjë që nuk është e vërejtur gjatë dhjetë viteve të fundit. Kostov theksoi, se njerëzit nuk u besojnë autoriteteve dhe mosbesimi i tyre është përhapur në arsim dhe sistemin shëndetësor. Sipas tij, kriza morale dhe rënia janë të dukshme kudo - mësuesit nuk duan të vaksinohen, mjekët largohen ose dalin me leje për të shmangur hyrjen në pavijonet e sëmundjeve infektive. “Tragjedia është që politika është bërë një tokë e djegur dhe njerëzit e aftë nuk marrin pjesë në të, sepse ata e dinë se çfarë fati do t'i ndjekë ata,” përfundoi ish kryeministri.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..