Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata Kombëtare e Komunave po krijojnë një plan për të siguruar mjekë në komuna që kanë mungesë të ekipeve mjekësore. Përveç kontratave të punës, mjekëve do t'u jepet strehim komunal, tha Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov. Sipas tij, mjekët dhe infermieret do të marrin paga të trefishta për të siguruar kujdesin shëndetësor në të gjithë vendin.
Ministri dhe Kryeministri Bojko Borisov bënë një inspektim në Pazardzhik, ku do të meremetohet një konvikt për infermieret.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..