Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Reading po përgatiten për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Foto: arkiv personal

Kur Viktoria Vllahovska transferohet në qytetin Reading - në Britaninë e Madhe, kupton se shkolla bullgare, në të cilën do të shkojë vajza e saj që të mësoj gjuhën e vet amtare, është më shumë se një orë larg. Diaspora bullgare në Reading është e madhe, prandaj Viktoria vendos të themelojë shkollë në qytet. Gjatë shtatorit të vitit 2017 shkolla bullgare me emrin “Doktor Petër Beron” tanimë është fakt.

“Ne përfshimë rajonin në Reading, Wokingham dhe Bracknell- saktëson mësuesja në lëndën e gjuhës dhe të letërsisë bullgare Cvetanka Stojanova.Në shkollën tonë ka 35 nxënës.Gjuha bullgare është gjuhë e dytë për ta dhe unë dua t’u jap stimul të vazhdojnë ta mësojnë. Në orët e letërsisë i njohim me autorë bullgarë dhe me krijimet të cilat ata i kanë bërë. Një rëndësi të madhe dhe të veçantë ka dhe mësimi i historisë, ku u jep mësim Diana Petrova, sepse ata duhet të dinë  se ku vijnë dhe çfarë do të thotë emri “Bullgaria” për historinë botërore. Një lëndë po kaq e rëndësishme është dhe gjeografia, sepse ajo do t’u ndihmojë  të mësojnë se ku gjendet atdheu i tyre dhe të mund të njihen me krahinën e vet të lindjes.”

Nga e majta në të djathtë: Viktoria Vllahovska, Diana Petrova, Cvetanka Stojanova, Ekaterina Dimitrova.

Gjatë periudhës së bllokimit të parë në Britaninë e Madhe, shkolla në Reading kalon drejt mësimit online.

“Por, tani në etapa po kthehemi në dhomat e klasave. Kemi variant të zhvillojmë dhe një koncert-online, por duam që fëmijët të kenë një ditë  në të cilën të ndiejnë atmosferën e Krishtlindjeve. Në shkollë do të bëjmë kartolina, dekorime, zbukurime të biskotave dhe shumë befasi të tjera” - thotë Viktoria Vllahovska, kurse Cvetanka Stojanova shton:

“Sivjet nxënësit kanë një projekt - “Krishtlindja ime bullgare”, në kuadrin e të cilit duhet të shkruajnë një ese të shoqëruar me fotografi dhe të tregojnë sesi festojnë në familjen e tyre, por sipas traditës bullgare, pa u përzier me zakonet dhe traditat angleze. “

Bullgarët në Reading me një kënaqësi mësojnë këngë krishtlindjesh dhe vjersha, kurse prej mësuesve të vet mësojnë sesi festohet Nata e Buzmit, Krishtlindja, çfarë vendoset në tavolinë në Bullgari.

“Ata dinë sesi pritet Viti i Ri, cilat janë traditat dhe si feston populli bullgar. Kurse për 1 janarin kanë punuar survaçka /thupra të zbukuruara thane/ dhe me padurim presin festën, që të përurojnë prindërit dhe shokët e vet. Vjet punuan maska të kukerëve” - tregon mësuesja Ekaterina Dimitrova.

Gjatë vitit 2019 shkolla vë themelin e një tradite interesante: kalendarë me piktura. Atëherë tema ishte “Shenjtorët bullgarë - ditët e emrit”.

Shumë nga nxënësit mbajnë emra të shenjtorëve, por asnjë prej tyre nuk dinte se çfarë është dita e emrit dhe se përse festohet, prandaj u qe shumë interesante të mësojnë - shënon Viktoria Vllahovska. Kurse projekti ynë i ri është i lidhur me këtë të studiojnë ndonjë festë bullgare ose traditë, t’u përgjigjen pyetjeve të lidhura me të dhe të pikturojnë ndonjë send lidhur me festën. Që të gjitha pikturat u bënë të shkëlqyera dhe zbukurojnë kalendarin e ri për vitin 2021.”

Shkolla në Reading krenohet dhe me bibliotekën e vet mobile. Ajo gjendet në një automobil, kurse nxënësit lexojnë me interes fabula, përralla popullore bullgare, libra për fëmijët.

“Ne mundohemi të formojmë dije, mjeshtëri dhe një qëndrim pozitiv ndaj kulturës bullgare, ndaj festave popullore dhe traditave, t’i afrojmë përmes gjuhës bullgare me historinë dhe traditat e popullit bullgar - thotë Viktoria Vllahovska. Por, më tepër formojmë ndjenjën për një bashkësi, sepse për ne kjo është me një rëndësi të madhe.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD