Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime të paharrueshme 2020: Bullgaria përmes syve të të huajve

Foto: arkiv

Çfarë është që të jesh i huaj në Bullgari? Me çfarë sfidash përballen të huajt me qëndrim të përhershëm në vendin tonë, çfarë u mungon nga kultura e tyre amtare dhe si i përshtaten realitetit bullgar? Gjatë vitit të paparashikueshëm 2020 që po ik, reporterët e Radio Bullgarisë ju takuan me personalitete interesante nga kënde të ndryshme të botës, të cilët zgjodhën të jetojnë, të punojnë ose të mësojnë në vendin tonë.

Në vitin kur bota u trondit nga pandemia Covid-19, Bullgaria mbeti destinacion tërheqës për të rinjtë që duan të fitojnë dituri në universitetet tona. Dhe të gjithë ata e ndajnë dashurinë e tyre për Bullgarinë.

Pengesa kryesore të cilën të gjithë ata hasin me të ardhur këtu është barriera gjuhësore. Ky ishte një problem përpara të cilin qëndronte edhe  Serxhio Olivejra nga Angola. Ai mëson në Shkollën e Lartë Ushtarako Detare në qytetin bregdetar Varna dhe është në Bullgari që prej tre vitesh. Vitin e parë e kaloi duke u mësuar gjuhën bullgare. Serxhio e pëlqen Bullgarinë, por pranon se këtu klima është ... e ftohtë për njerëzit nga Afrika. Ndryshe është i kënaqur ngauniversiteti ku mëson. Jeton në një konvikt me bashkatdhetarë të tjerë të tij dhe gjatë bllokimit mëson në distancë. Thekson se e vjetmja gjë të cilën i mungon në Bullgari është familja. Më shumë lexoni KËTU.

Prekja e saj e parë me dëborën – ishte përjetimi më i fortë i Rita Sançesit në vendin tonë.

Ajo është nga Filipinet dhe erdhi këtu para dy vitesh bashkë me burrin. Jeton në qytetin danubian Kozlloduj (Bullgari Veriperëndimore) dhe ndryshoi emrin e saj në Filipina Jordanova, sepse është e vetmja filipinase në qytet. Ajo krijon një vlog të vet në të cilin ndan plasjen kulturore që ka në vendin tonë. Pa u ndërprerë krahason kulturën e vet aziatike me zakonet bullgare dhe bën konkluzionin se jemi më të lirë dhe më të pavarur sesa bashkatdhetarët e saj. Por asaj nuk i pëlqen se bullgarët janë pesimist dhe vetëm ankohen. Sidoqoftë, e pëlqen kuzhinën bullgare. Ajo ka zotëruar në përsosmëri hollësitë e gjellëve tipike bullgare, të tilla si byrek, lutenica, qofte dhe kos. Ju ofrojmë të lexoni intervistën me Rita Sançesit KËTU.

Gjatë vitit që po përfundon Radio Bullgaria ju prezantoi një holandez jo standard. 28 vjeçari Leon de Leeuw  është i dashuruar me vendin tonë. Ai erdhi këtu para 6 vitesh.


Sot ai punon në Sofje dhe flet një gjuhë të mrekullueshme bullgare. Çdo çast i lirë e shfrytëzon për të udhëtuar vet në Bullgari. Kanali i tij në YouTube në të cilin tregon për jetën e tij tek ne ka sukses të madh. Atij i pëlqejnë vendet e braktisura në malet tona, mëhallët e vjetra e shpërndara aty-këtu mes çukave, fshatrat e shpopulluara. Në ato vende Leoni zbulon një bukuri melankolike. Dhe rrëfen se në Bullgari provon ndjenjë jo tokësore. Më shumë ju ofrojmë të lexoni në materialin për vloggerin holandez Leon de Leeuw. 

Vallë, a është e lehtë të braktisësh jetën tënde të mëparshme për të ndjekur ëndrrat e tua në Bullgari? Nuk rezulton! Por ia vlen, mendon kiliani Daniel Montiglio.

Ai jeton në qytetin bregdetar Varna që prej 15 vitesh bashkë me familjen, mësoi bullgarishten dhe ndihmon “vëllezërit e tij në fat” përmes platformës që krijoi. Mendon se pengesat kryesore para të huajve në vendin tonë janë burokracia dhe standardi i dyfishtë. Edhe Danieli nuk mund të kuptojë pse bullgarët janë të pakënaqur nga vendi i tyre. Për të Bullgaria është një vend në të cilin mund të shijosh një jetë të qetë familjare, të punosh atë të cilën e pëlqen dhe të jesh në harmoni me veten dhe me të tjerët. Ju ofrojmë të lexoni intervistën me kilianin Daniel Montiglio KËTU.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD