Gëzuar Krishtlindjen, të dashur miq të Radio Bullgarisë! Kudo që të jenë nëpër botë, në çfarëdo qoftë gjuhe që të flisni në ditët tuaja të përditshme, çfarëdo që të jetë feja juaj - ju urojmë të jeni plotë shëndet! Kurse ne, nga ana jonë, do të shtojmë pak frymë festive me këngët e këngëtarëve të njohur pop të estradës bullgare.
“Nuk dua që përsëri të jemi vetë në dritat festive....” - këndon Miro në “Letrën e tij të Krishtlindjes”. Në tekst thuhet akoma se peshqeshi më i rëndësishëm në këto festa të ndritshme është mundësia që e gjithë familja të jetë bashkë, por dhe të ketë “shumë dëborë të bardhë e të trashë, një vatër plotë me shkëndija, tym të ngrohtë përmes oxhakut, një pemë të bukur të Krishtlindjes....”
Një shtëpi plot me dashuri dhe gota të mbushura plotë - ky është një nga urimet në duetin e këngëtarëve Miro dhe Nevena “Çdo gjë të cilën e dua”:
“A e dëgjove tingëllimin festiv, a e dëgjove muzikën jashtë...E dua çdo një çast të kaluar me ty, zemrën time ti e mban në duar...Të jem me ty, kjo është e gjitha, të cilën e dua për ditën e Lindjes së Krishtit!”...
Le të kujtojmë dhe një nga këngët më të dashura të Krishtlindjes, të kënduar nga këngëtari Georgi Hristov. “Zoti lindi, Krishtlindje, këndojnë engjëj me një zë të gëzuar, ato sjellin një lajm për shpëtim për ne. Kambanat bien në orën e shenjtë. Zoti është me ne.....”
Thonë se, në qoftë se më shumë njerëz drejtojnë lutjet e tyre për shëndet dhe lumturi, paqe dhe dashuri, kjo mund të ndryshojë botën në të cilën jetojmë drejt më së mirës. Ta bëjmë me besimin se fillimi i ri i ndritshëm përsëri do të lindë tek çdo një prej nesh, me shpresën se rruga jonë do të bëhet më e lehtë, kurse vuajtjet dhe dhimbjet nëpër botë - më të pakta.
“Në natën e qetë xixëllojnë shkëndija, çdo gjë është sikurse në gjumë.
Diku tingëllojnë kambana me një tingëllim festiv.
Shiko dëborën për një çast, shiko yjet magjepsëse të ndritshme.
Krishtlindja ka ardhur tek ne, ashtu si më parë...”
(këndojnë këngëtarët Ljubo Kirov, Maria,Tedi, Orlin dhe Bobi)
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Producenti muzikor Atanas Zajkov, i njohur si Atazar, na ofron këngën e tij më të fundit "Krisi pushka". Në të marrin pjesë këngëtaret Bisera dhe Lidija . Kënga është përsëri në traditat e folklorit bullgar. Një përshtypje të veçantë bën vegla..
Që në vitet ’20 të shekullit XX, kompozitori i ri bullgar Georgi Zllatev-Çerkin u quajt nga kritikë muzikorë në Vjenë “Shuberti bullgar”. Krijuesi i talentuar është i njohur për veprat e tij si Trio për piano, “Pastoral” për flaut dhe piano, dhe “Sevdana”..
Orkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia Perëndimore), e rritur në Krimenë ukrainase dhe pasi ka jetuar më shumë se 10 vjet në Moskë, ku..
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga..
Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar..