Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Besimi”

B.T.R. nisin Turneun Kombëtar 2025 me pjesëmarrjen e muzikantëve nga AHAT

Foto: Artvent

Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar 2025.Ai fillon më 26 qershor nga Ruse(Bullgaria Verilindore), dhe finalja do të jetë më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje.

Një festë e vërtetë po afron për adhuruesit e hard rock-ut, sepse në Turneun Kombëtar të B.T.R. do të marrin pjesë edhe muzikantë nga një tjetër grup legjendar rock – AHAT. Kitaristi dhe autori kryesor i B.T.R., Sllavço Nikollov, bën një vlerësim për vitin e kaluar dhe flet për Turneun Kombëtar të ardhshëm:


"Vitin e kaluar dhamë koncerte vërtet të shkëlqyera në të gjithë vendin... Në Sofje dhamë dy herë koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës - mendoj se ky është rasti i parë i tillë për një grup roku - jemi shumë krenarë për këtë fakt, sepse e dimë që segmenti i muzikës rok është shumë i kufizuar në Bullgari. Këtë vit vendosëm të bënim diçka ndryshe - erdhi shumë logjikisht, sepse kemi qenë miq shumë të mirë me AHAT për vite me radhë. Të dyja grupet ndajnë të njëjtën shije për muzikën dhe për krijimin e muzikës origjinale. Në turneun tonë kombëtar ata (AHAT) do të interpretojnë këngë të B.T.R., dhe ne do të interpretojmë këngë të AHAT së bashku me ta. Edhe në të dyja rastet njerëzit do të dëgjojnë disa nga zërat më të mirë të rokut në Bullgari - Zvezdi Keremidçiev dhe Atanas Penev.”

Poeti Volen Nikollaev shkroi tekstin e fuqishëm të këngës "Besimi" posaçërisht për B.T.R. në vitin 2008, dhe 13 vjet më vonë Sllavço Nikollov krijoi muzikën. "Besimi" mbetet një shembull si për këngën rok bullgare, ashtu edhe për bashkëpunimin mes dy grupeve të dashura – B.T.R. dhe AHAT. Le të kujtojmë:


Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Artvent



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/SY11 Events

Për herë të parë, Sofja do të presë konkursin “Operalia” për yjet e reja

Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..

botuar më 25-09-21 5.00.PD
Veselin Stojanov (1902 – 1969)

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Veselin Stojanov – "Rapsodia"

Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto:   archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..

botuar më 25-09-19 7.15.PD

"Çdo vit në të njëjtën kohë" - një koncert special nga këngëtarja Bellosllava

Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..

botuar më 25-09-18 6.05.PD