Masat anti-epidemike japin rezultat dhe tashmë nuk ka krahina në zonën e kuqe. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës tek Kryeministri Bojko Borisov me përfaqësues të Shtabit Operativ Kombëtar dhe të Shtabit të Vaksinimit. Po ulet numri si i të infektuarve, ashtu dhe i të vdekurve nga koronavirusi. Sipas Kryeministrit me ndihmën e vaksinave vendi ynë do të mund të dalë nga epidemia deri në fund të vitit tjetër, njoftoi zyra e shtypit pranë qeverisë.
Më 26 dhjetor do të mbërrijnë në vend 10 000 dozat e para të vaksinave, ndërsa më 27 dhjetor do të fillojë fushata e imunizimit në Sofje, Plovdiv dhe Burgas dhe që ditën tjetër në qendrat e tjera të mëdha rajonale, bënë të ditur në brifingun e rregullt në Ministrinë e Shëndetësisë. Që gjatë muajit janar do të marrim 60 000 doza të vaksinës, tha Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetësisë doc. Angell Kunçev. Së pari do të vaksinohet Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov, drejtorët e spitaleve dhe punonjësit mjekësorë në vijën e parë. “Pas punonjësve mjekësorë është radha e institucioneve të kujdesit shoqëror për njerëzit e moshuar dhe me çrregullime mendore, të shpërndara në tërë vendin, shtoi Kryeinspektori i Shtetëror i Shëndetësisë.
“Po punojmë mbi krijimin e një kanali të shpejtë informativ, nëpërmjet të cilit mjekët të marrin informacionin më të rëndësishëm për vaksinat”, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov. Përveç kësaj midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në një takim online me mjekë nga tërë vendi dikasteri do të përpiqet të ndihmojë, kështu qe me bashkëpunimin e gazetarëve informacioni për vaksinat të arrijë deri tek të gjithë qytetarët. Ministri tha gjithashtu se pëlqimi i informuar nuk do të thotë shkarkim nga përgjegjësia, por se mjeku familjar u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të bëra.
Pacientët e shëruar gjatë javës së fundit janë 16 mijë, ndërsa të infektuarit janë pothuajse me gjysmë më pak nga të shëruarit, tha akoma Ministri.
Për nga treguesi “sëmundshmëri 14 ditore” vendi ynë ndodhet në vendin e 17 në BE, ndërsa për nga vdekshmëria është në vend të tretë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..