Filloi sezoni i skive në vendpushimin dimëror Borovec të malit Rilla. Për shkak të mbulimit të pamjaftueshëm të borës, zona e skive do të jetë pjesërisht e hapur dhe me kompromise në cilësinë e pistave. Zonat e problemeve janë shënuar dhe rrëshqitja e natës nuk do të lejohet.
Masat antiepidemike do të zbatohen edhe në pistat - distanca sociale dhe maska që mbulojnë gojën dhe hundën, si brenda dhe jashtë.
Në hapjen e sezonit të skive asistoi Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Turizmit Mariana Nikollova.
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..
Hekurudha me binarë të ngushtë e Rodopeve është emëruar si një nga udhëtimet më piktoreske me tren të vjeshtës në botë, sipas një sondazhi të ri ndërkombëtar të kryer nga platforma britanike e udhëtimit JR Pass. Linja e famshme hekurudhore që..