Ekipe të njësisë së emergjencave të inspektoratit të kryeqytetit dhe të firmave të pastrimit po riparojnë dëmet e shkaktuara nga era e fortë natën e kaluar dhe këtë mëngjes në Sofje. Ka sinjale për degë të rrëzuara dhe gardhe të prishura, njoftoi reporterja jonë Evelina Stojanova.
Era është më e fortë në lagjet jugore. Banorët e qytetit duhet të sigurojnë tarracat e tyre, ndërsa firmat e ndërtimit – objektet ndërtimore, paralajmëroi Bashkia e Sofjes.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..