Përveç me pandeminë dhe pasojat prej saj në të gjitha nivelet tek ne, do ta mbajmë mend vitin 2020 me pakënaqësinë civile aktive kundër qeverisë. Protestat të cilat filluan pas aksionit të specializuar të zyrës së prokurorisë në ndërtesën e Presidencës gjatë muajit korrik, të kryesuara prej tre organizatorëve, të njohur si “Trioja Helmuese”, vunë në plan të parë dëshirën për ndryshim të modelit të drejtimit të shtetit. 5 muaj më vonë energjia e protestuesve u pakësua, dhe sikurse një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në to u ndjenë të zhgënjyer nga mënyra në të cilën avokati Nikollaj Haxhigjenov, specialisti i marrëdhënieve me publikun Arman Babikjan dhe skulptori prof. Velisllav Minekov drejtonin pakënaqësinë publike.
Megjithëse nuk fitoi masë kritike, të mjaftueshme për të rrezuar qeverinë, protesta dhe më posaçërisht “Trioja Helmuese”, arriti të nisë ndoshta idenë më të rëndësishme për formimin e një platforme nga partitë jo parlamentare, e cila të garantojë transparencën e zgjedhjeve. Një pjesë nga formacionet nuk ju përgjigjën apeleve të Trios të jenë një pjesë prej saj. Një pjesëmarrës i sigurt në këtë koalicion në emër të transparencës së votës ishte vetëm lëvizja “Ngrihu.BG” e ish Avokates së Popullit Maja Manollova.
Një çështje tjetër është se kush nga pjesëmarrësit në protestë, cilin përfaqëson - komenton bashkimin e tyre përpara programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare gazetari Veselin Stojnev:
“Nëqoftëse kujtojmë zgjedhjet lokale në Sofje, Maja Manollova fitoi 124 000 vota dhe ishte e dyta. Mirëpo e vërteta është se në fakt këto nuk ishin votat e saj reale, meqenëse atëherë Partia Socialiste Bullgare nuk përcaktoi kandidat të vet. Prandaj deri në një shkallë të madhe këto vota janë të tyret. Nga ana tjetër “Trioja Helmuese” nuk e përfaqëson protestën, por është vetëm një organizatore e saj, kështu që nuk është e qartë sesa njerëz do të qëndronin pas tyre. Në qofte se “Troja Helmuese” dhe Manollova hyjnë në Parlament, do të kenë një peshë më të madhe politike po të arrijnë të formojnë lidhje me partinë e Sllavi Trifonovit, i cili po shfaqet si çliruesi i madh i pakënaqësisë civile kundër qeverisë, pa marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në protesta”. Prania modeste e ish-drejtuesit dhe shoumen televiziv Trifonov dhe partisë së tij, po vazhdon të jetë në dobi të tij - mendon sociologu Kënço Stojçev. Shkaqet për këtë janë se partia “Ka një popull të tillë” është alternativa e vetme e re jashtëparlamentare, e cila ka mundësi të tërheqë zgjedhës të cilët kërkojnë përfaqësinë e tyre politike.
“Në të gjitha zgjedhjet deri tani ka pasur nga një si Sllavi Trifonovi, i cili thotë se është kundra të gjithëve, do të ndërrojë sistemin e tjera e tjera - deklaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare politologu Dimitër Ganev. Kërkim për një subjekt të tillë, ka gjithmonë. Por, me rëndësi do të jetë të themi se cili do të jetë fenomeni i vërtetë”.
Dimitër Ganev nuk përjashton mundësinë të arrihet deri në zgjedhje të reja, shumë shpejt pas këtyre të rregulltat, të cilat pritet të zhvillohen në pranverë, meqenëse formimi i qeverisë mund të dalë se është i pamundshëm. Ai është kategorik vetëm për një - mjaft herët është të bëhen prognoza të qëndrueshme. Sipas fjalëve të tij që të gjitha partitë e prezantuara nga ana parlamentare kanë humbur nga protestat gjatë verës, kurse gjatë muajve të fundit shikohet një normalizim i qëndrimit të njerëzve ndaj drejtuesve. Përballimi i krizës do të jetë motivi bazë për të votuar, prognozoi përpara Radios Kombëtare Bullgare Dimitër Ganev nga qendra e studimeve “Trend” dhe shtoi se pret që aktiviteti zgjedhur të jetë i ulët.
Presidenti Rumen Radev gëzon një përkrahje të gjerë mes qytetarëve bullgarë. Por nga vijnë atëherë sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj tij nga ana e Partisë Socialiste Bullgare?
“Të ketë dallime është diçka e natyrshme, aq më tepër se bëhet fjalë për një njeri të ngritur dhe të zgjedhur me përkrahjen vendimtare të Partisë Socialiste Bullgare - sqaroi sociologu Kënço Stojçev përpara Radios Kombëtare Bullgare. Është me rëndësi të sqarojmë se ky nuk është një njeri i partisë. Në këtë kuptim sulmet kundër tij janë më tepër në sferën e retorikës partiake. Madje dhe kur bën gabim, kurse ai shpesh bën gabime politike, përsëri është simpatik për bullgarin në masë, meqenëse pëlqehet kjo paanësi partiake e tij dhe deri diku natyrshmëria e tij, prandaj njerëzit e falin”.
Përpiloi: Joan Kolev /në bazë të intervistave të Ljudmilla Zheljazovës dhe Petër Vollgin, Radioja Kombëtare Bullgare-programi “Horizont”/
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..