Bashkia e Sofjes, “Sofa Tech Park” dhe “Cluster-i biotekologjik dhe shëndetësor Bullgaria” nënshkruan një memorandum për bashkëpunim dhe krijimin e qendrës së parë bioteknologjike. Në Sofje po vëzhgohet rritje e sartupeve në fushën e mjekësisë dhe bioteknologjive, si dhe të qendrave të zhvillimit.
Qendra bioteknologjike do të jetë një zonë, ku shkencëtarë të rinj, sipërmarrës dhe studentë do të gjejnë një vend të përshtatshëm, i cili do ta përkrahë fillimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre.
Ndërtimi i qendrës do ta vendosë Sofjen në hartën ndërkombëtare të bioteknologjive dhe shkencave të jetës, si një vend i përshtatshëm për shkencë dhe investime në zhvillimin e teknologjive shëndetësore, transmetoi BTA.
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..