Marrëveshjet me tokë u tkurrën gjatë 2020-ës, ndërsa çmimet u ulën, shpjegoi para programit “Horizont” të BNR-së Stajko Stajkov, kryetar i Asociacionit të Pronarëve të Tokave Bujqësore. Tërë Bullgaria Lindore pësoi dëme për shkak të thatësirës dhe kjo stresoi tregun në Dobruxha. Çmimet atje janë nën 1000 euro për një dynym. Papritmas çmimet atje u barazuan me ato të tokës në Bullgarinë Veriperëndimore.
Më e lirë është toka në Bullgarinë Jugore, në Haskovo, Kërxhali, Stranxha-Sakar. Atje nuk ka shumë oferta dhe në kohën e pandemisë ka zakonisht shitje të jashtëzakonshme.
Kundërshtimet mes organizatave të shumta profesionale pengojnë miratimin e një ligji të ri për tokën. Bullgaria është shteti i vetëm në BE pa Dhomë të Përbashkët Bujqësore, shtoi Stajkov.Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..
Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata e dytë më e rëndësishme në vend thekson "mungesën e politikave dhe reformave për të adresuar sfidat..
Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për projektbuxhetin e vitit 2026, pasi biznesi në mënyrë të paprecedentë vendosi të mos marrë pjesë në..