Frekuentimi i ndërtesave të mëdha të zyrave në Sofje aktualisht është rreth 15-20 për qind, tha para BNR Georgi Pavlov, analist me përvojë shumëvjeçare në fushën e pasurive të patundshme. Nga ana tjetër, banesat janë fituesi i madh i krizës së koronavirusit. Gjithnjë e më shumë të rinj që punojnë në distancë po kërkojnë mundësi për të jetuar larg qytetit të madh, shtoi specialisti. Sipas tij, ky është një shans për komunat e vogla në Bullgari, sepse të rinjtë mund të ringjallin këto vendbanime. Prandaj, kryetarët e komunave duhet të marrin në konsideratë se si t'i tërheqin ata për të jetuar pikërisht në vendbanimet e tyre, është i bindur analisti.
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..