Të dashur miq të Radio Bullgarisë, gëzuar Vitin e Ri 2021! Ju urojmë shëndet, dashuri dhe ngrohtësi në shpirtrat tuaja! Bëhuni trima në ëndrrat tuaja dhe mos hezitoni t'i ndiqni ato!
Le të mbetet dhimbja dhe vuajtja pas maskës së vitit 2020, por le të mos harrojmë mësimet që kemi nxjerrë - për të vlerësuar jetën dhe të dashurit tanë më shumë dhe se së bashku jemi më të fortë.
Ju urojmë takime të reja emocionuese me Radio Bullgarinë - e vetmja media që në 10 gjuhë paraqet informacione të azhurnuara për Bullgarinë nga dora e parë, shpalos faqe të famshme dhe jo aq të famshme nga e kaluara e vendit, tregon për vendet mahnitëse që ia vlen të vizitohen, histori emocionuese të bullgarëve nëpër botë dhe të huajve në Bullgari dhe shumë më tepër!
Ekipi i Radio Bullgarisë
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...