340 raste të reja të koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 2585 teste – 181 me PCR dhe 159 antigjeni, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Kjo do të thotë se 13% e të infektuarve kanë rezultuar pozitivë. Më shumë të infektuar ka në kryeqytetin Sofje -94.
Të shëruarit janë 1124, të vdekurit – 40 veta, ndërsa në spital mjekohen 4786 pacientë – 458 prej tyre në repartet intensive.
Rastet pozitive që nga fillimi i pandemisë janë 202 880, ndërsa ato aktive – 73 769. Njerëzit e vaksinuar mbeten 4 739, sepse gjatë 24 orëve të fundit nuk janë bërë imunizime të reja.Në pritje të Lindjes së Krishtit, Kisha Ortodokse hap dyert për shërbesat e sotme, që lajmërojnë përmbushjen e misterit të mishërimit të Zotit. “Të rijetojmë Lindjen e Krishtit në shërbesat solemne për të pritur siç duhet Birin e Zotit, i cili zbret..
Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% - hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..