Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy lokomotiva të reja bullgare me emra të udhëheqësve bullgare do të shkurtojnë kohën e udhëtimit

Foto: bdz.bg

Hekurudhat Shtetërore Bullgare pritën vitin e ri me dy lokomotiva të reja me emra të udhëheqësve bullgarë Asparuh dhe Tervell. Këto janë lokomotivat e para të reja gjatë 30 viteve të fundit, transmetoi BNT.Ato janë krejtësisht të digjitalizuara me sisteme të sigurisë të brezit të fundit. Lokomotivat do të udhëtojnë në linjat nga Sofja deri në Varna dhe Burgas.

Hekurudhat Shtetërore Bullgare presin akoma 13 makina, të cilat do të mbërrijnë me etapa pas muajit shkurt.

Të gjitha ato do të jenë me emra të udhëheqësve bullgarë. Çdo makinë do të disponojë QR kod. Pas skanimit të tij me celularë pasagjerët do të mund të mësojnë fakte interesante historike për udhëheqësin përkatës bullgar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD
Ilva Johansson

Komisionerja evropiane Ylva Johansson është optimiste për pranimin e shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe në rrugë tokësore.

Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..

botuar më 24-11-22 10.39.PD

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë për kërkesën e Rumen Radevit për heqjen e disa amendamenteve të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..

botuar më 24-11-22 9.03.PD