Kryeministri Bojko Borisov e ndërpreu brifingun e rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën e pandemisë në vend lidhur me koronavirusin, që të shprehet sa u përket deklaratave të presidentit Rumen Radev dhe konsultimeve të thirrura prej tij për datën e zgjedhjeve parlamentare.

“Shumë gjë e papastër është të kërkosh nga profesionistët e mjekësisë që të japin një parashikim për zhvillimin e pandemisë", komentoi kryeministri luhatjet e udhëheqësit të shtetit nëse vota të zhvillohet në datën eventuale të caktuar nga ai vet 28 mars. Bojko Borisovi pyeti po kështu se kush i dikton Rumen Radevit idenë për shtyrjen e zgjedhjeve në një moment, në të cilin partia GERB është forca e parë politike, sipas agjencive sociologjike. Kryeministri i përcaktoi konsultimet e thirrura nga presidenti me specialistët mjekësorë si një provë për larjen e duarve, aq më tepër se, treguesit për numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve deri në këtë moment janë më të ulëtat që prej një muaji e këtej. “Mosmarrëveshja jonë nuk është politike, por një mosmarrëveshje e kotë lagjeje”, përgjithësoi kryeministri Borisov.
Sa i përket pandemisë, Borisovi i kualifikoi masat antiepidemike si “masat më të buta dhe më kursyese sa i përket psikikës së njerëzve” dhe në të njëjtën kohë “të cilat i japin mundësi ekonomisë të punojë mirë dhe të mund të mbulohen shpenzimet e mëdha nga koronakriza”.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë profesor Konstantin Angjellov masat kanë çuar deri në të dhëna jashtëzakonisht pozitive dhe tanimë në 3 krahina - Kërxhali, Razgrad dhe Gabrovo, numri i njerëzve të sëmurë nga koronavirusi është nën 120 në 100 mijë veta. Të shëruarit gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë dy herë më shumë nga rastet e rinj, tha ministri. Shtretërit e zënë në spitalet për pacientë me Covid-19 në një gjendje më të lehtë janë 32%, kurse për të pranuarit në repartet intensive-47%. 2833 mjekë në këtë moment janë me një infektim të koronavirusit nga përgjithësisht 9045 që nga fillimi i epidemisë. 
Bullgaria zë vendin e 24 për nga sëmundshmëria në Bashkimin Evropian dhe vendin e tretë për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori i përgjithshëm shtetëror docenti Angjell Kunçev.

7900 veta deri në këtë moment janë vaksinuar kundra koronavirusit, informon kryetari i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit profesori Krasimir Gigov. Tani për tani nuk ka të dhëna për ndikime anësore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA, BGNES
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..