Ulet numri i vdekjeve dhe infeksioneve me Covid-19 në Bullgari
Rastet e reja të Covid-19 në Bullgari janë 394, nga të cilat 12 në personelin mjekësor.
Nga 5910 teste të kryera, më pak se 7 për qind ishin pozitive. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit për 24 orët e fundit.
4190 pacientë me Covid-19 janë në spital, nga të cilët 380 janë në reparet e kujdesit intensiv. 542 njerëz u shëruan dhe 19 pacientë vdiqën.
Shumica janë të infektuar rishtazi në Sofje - 89, Burgas - 55 dhe Varna - 30.
118 persona u vaksinuan dje dhe me ta numri i përgjithshëm është 13 473.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..