Gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e partisë politike MIR, Presidenti Rumen Radev tha se ka konsensus të fortë mbi nevojën për ndryshime ligjore. Bisedimet me formacionet politike joparlamentare janë pjesë e një serie konsultimesh të filluara nga presidenti, në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e votimit të ardhshëm parlamentar. Nënpresidentja Iliana Yotova gjithashtu mori pjesë në to. Sipas presidentit, ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të garantojnë të drejtën e votës për të gjithë bullgarët që janë në karantinë dhe izolim ose janë në vende me një sërë kufizimesh, nëpërmjet votimit në distancë me postë. Kreu i shtetit komentoi gjithashtu se ka pajtim për të siguruar mbikëqyrje video gjatë zgjedhjeve dhe numërim të votave.
Para institucionit presidencial, kryetari i Partisë “Republikanët për Bullgarinë” theksoi gjithashtu nevojën për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Cvetan Cvetanov gjithashtu kërkoi ndryshim në datën e votimit, pasi ai tha se nuk kishte asnjë gatishmëri legjislative për ta respektur atë.
Sipas udhëheqësit të Partisë Politike "Alternativë për Ringjalljen Bullgare" (ABV) Rumen Petkov, datat 15-16 maj janë më të pranueshme.
Gjatë takimeve të sotme, Presidenti Rumen Radev tha se qëllimi i konsultimeve është mobilizimi i institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe partive në gjetjen e zgjidhjeve për të rritur besimin në procesin zgjedhor.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..