105 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruara në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Këto janë 6,45% nga gjithsej 1629 PCR testet dhe analizat e shpejta të antigjenit.
Më shumë raste të reja ka në Sofje - 30 dhe në Varna - 14, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të informacionit, të aktualizuar në mesnatë. 695 janë të shëruarit. 29 veta kanë vdekur. 4 205 pacientë me Covid-19 janë shtruar në spital, prej tyre 380 gjenden në repartet intensive. Rastet aktive në vend janë 65 126.
Me datë të sotme të vaksinuarit kundra koronavirusit janë 13 473 veta, më tepër në Sofje, Plovdiv, Varna dhe Burgas.
Në pritje të Lindjes së Krishtit, Kisha Ortodokse hap dyert për shërbesat e sotme, që lajmërojnë përmbushjen e misterit të mishërimit të Zotit. “Të rijetojmë Lindjen e Krishtit në shërbesat solemne për të pritur siç duhet Birin e Zotit, i cili zbret..
Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% - hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..