20 mjeshtër të artizanatit në Qytetin e Vjetër në Plovdiv do t’u transmetojnë fëmijëve aftësitë e veta për të endur në një tezgjah horizontal dhe vertikal, punimin e një qeramike artistike, vezë të pikturuara, kukulla, punim me dru e të tjera. Shkolla e artizanaleve hap dyer në sajë të një projekti të përbashkët të Dhomës Rajonale të Zejtarisë në qytet dhe bashkisë së Plovdivit. Për këtë qëllim shteti lëshon 50 000 euro.
Fëmijët do të mësojnë dhe do të përvetësojnë mjeshtëri çdo ditë të shtunë të ndarë në grupe të vogla duke respektuar masat anti-epidemike. Kjo do të vazhdojë deri në muajin qershor. Gjatë muajve korrik dhe gusht shkolla e artizanaleve do të jetë e pranueshme dhe për të moshuarit, përfshi këtu dhe për turistët, transmetoi Televizionin Kombëtar Bullgar.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..