Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boksieri bullgar Tervell Pulev do të konkurrojë për fitoren e 16-të në karrierën e vet në Tanzani

Foto: BGNES

Boksieri profesional bullgar në kategorinë gjysmë të rëndë Tervell Pulev bëri të ditur se kthehet në ring, duke marrë pjesë në një ndeshje kundër boksierit nga Namibia Vikapita Meroro. Dyluftimi prej 10 raundesh do të mbahet më 29 janar në Tanzani.

Namibiani 35 vjeçar ka 29 fitore dhe 9 humbje në 38 ndeshje si profesionist, ndërsa boksieri bullgar 38 vjeçar Tervell, i cili është vëlla i Kubrat Pulevit, ka 15 fitore në 15 ndeshje në ringun profesional.

Ndeshja e tij e fundit ishte gjatë dhjetorit 2019 në Plovdiv, kur fitoi Titullin Interkontinental në kategorinë gjysmë të rëndë të Asociacionit Botëror të Boksit (WBA).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD