Boksieri profesional bullgar në kategorinë gjysmë të rëndë Tervell Pulev bëri të ditur se kthehet në ring, duke marrë pjesë në një ndeshje kundër boksierit nga Namibia Vikapita Meroro. Dyluftimi prej 10 raundesh do të mbahet më 29 janar në Tanzani.
Namibiani 35 vjeçar ka 29 fitore dhe 9 humbje në 38 ndeshje si profesionist, ndërsa boksieri bullgar 38 vjeçar Tervell, i cili është vëlla i Kubrat Pulevit, ka 15 fitore në 15 ndeshje në ringun profesional.
Ndeshja e tij e fundit ishte gjatë dhjetorit 2019 në Plovdiv, kur fitoi Titullin Interkontinental në kategorinë gjysmë të rëndë të Asociacionit Botëror të Boksit (WBA).Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..