Lejohen praktikat e pranishme të nxënësve nga klasa e 5 deri në të të 12 dhe të studentëve të cilët nuk mund të zhvillohen nga distanca. Mësimet e tjera mbeten online deri në 31 janar, transmetoi BTA. Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev kërkoi që të gjithë nxënësit të kthehen në dhomat e klasës.
Në një mbledhje pune me Kryeministrin Bojko Borisov Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov tha se masat e tanishme duhet të mbeten deri në fund të janarit. Ai evidentoi se situata epidemike vazhdon të përmirësohet. Për nga sëmundshmëria e Covid-19 në BE Bullgaria është në vendin e 26-të, ndërsa në Evropë në vendin e 31. Në BE për nga mortaliteti Bullgaria radhitet në vendin e 7.
Të shëruarit për një ditë mbeten më shumë se sa rastet e reja.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..