Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë e Sofjes – origjinale dhe të ndryshme

Fotografi Vihren Georgiev po vazhdon të kërkojë fytyrën njerëzore të kryeqytetit tonë

Foto: arkiv personal

Cila është gruaja më e paharrueshme e Sofjes? Përgjigje të kësaj pyetjeje po kërkon fotografi Vihren Georgiev nëpërmjet një projekti, ku grumbullon shumë fytyra femërore, të cilat i ka hasur rastësisht apo jo në kryeqytet.

“Gratë e Sofjes” u publikua pesë vjet pas botimit të albumit të parë fotografik me fytyra dhe të titulluar nga autori "Populli i Sofjes". "Shumica e tyre i gjeta rastësisht, në rrugë, pa pasur ndonjë qëllim, ose ide konkrete," thotë Vihren Georgiev. Dhe secila nga imazhet e publikuara femërore ka tërhequr vëmendjen e fotografit me diçka. Midis fytyrave nga "faqet e jetës", të fotografuara me mjeshtëri, ka nëna me vajzat dhe kafshët e tyre shtëpiake, zejtare, pronare galerish, artiste, balerina prima, gra me kauza, vajza të reja me buzëqeshje të mëdha. Ka edhe zonja të moshuara dinjitoze që kujtojnë historinë e qytetit të tyre dhe me dëshirë tregojnë kujtimet e tyre.

Vihren Georgiev është nga qyteti Ruse pranë lumit Danub, por shumë vite ka banuar në kryeqytet, prandaj këtu gjen mundësi për të krijuar. “Nuk mund të dalloj një imazh më interesant femëror, çdonjëri, të cilin e kam fotografuar në rrugë, më ka tërhequr në ndonjë mënyrë. Këto janë gra të rastit, të cilat e kanë tërhequr vëmendjen time”, tregon në programin “Para se gjithash” të BNR-së fotografi Vihren Georgiev:

“Nganjëherë flas me to, nganjëherë u drejtoj kërkesë për të më shkruar në faqen time, që ta vazhdojmë komunikimin. Ka fotografi pa tekst pranë tyre. Unë mendoj se çdo fotografi duhet të flasë për veten e vet dhe të mos tregojmë për kuadrot e veçanta. Ngjyrat e grave janë më të ndryshme - një eksplozion prej ngjyrash. Ka edhe fotografi bardhezi, që të kenë efekt më të madh. Në libër pothuajse nuk ka femra të njohura, vetëm katër. Këto janë drejtuese të programeve në televizion dhe radio. Në faqen e albumit ka dhe një fotografi të drejtueses Valerija Nikollova të programit “Horizont për ju” të BNR-së.

Gjithçka e bëj me intuitë. Ajo më udhëzon në zgjedhjen e imazheve të cilat fotografoj – këto janë gra, të cilat janë profesioniste dhe emblema, etalonë në fushën e vet.”

Në projektin e vet tjetër profesional Vihren Georgiev do të analizojë ndryshimet në fytyrat e njerëzve gjatë dhe pas pandemisë, përmes së cilës tani po kalojmë. “Është paradoks se gjatë marsit dhe prillit, kur nuk kishte shumë të infektuar dhe të sëmurë nga koronavirusi tek ne, të gjithë ishin shumë të shqetësuar dhe nuk dilnin nga shtëpitë e tyre, Tani, kur ka më shumë të infektuar dhe viktima të virusit, këtu në Sofje, ndihet një qëndrim i shkujdesur dhe kjo është një dukuri e çuditshme dhe e pakuptueshme për mua, thotë fotografi.  

Përpiloi: Gergana Mançeva (në bazë të intervistës së Diana Donçevës, programi “Horizont”, BNR)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD