Më 14 janar bashkësia e romëve në Bullgari kremton festën e saj më të madhe – Ditën e Shën Vasilit, ose Bango Vasil – Vasili i Çalë. Festa është e njohur si “Viti i Ri i Romëve” dhe kremtohet nga të gjithë romët – pavarësisht nga feja e tyre.
Në krahinat e ndryshme të Bullgarisë më 14 janar festa shënohet nëpërmjet ritualit “Survakane” /një xhiro rituale nëpër shtëpitë nga një grup fëmijësh ose burrash të pamartuar - beqarë, të cilët trokasin me një shkop të zbukuruar apostafat për rastin, të quajtur “survaçka”, anëtarët e familjes, kafshët, ndërtesat dhe thonë urime nga më të mirat për shëndet, lumturi dhe begati/, ose nëpërmjet mishërimit të kreut të familjes në Bango Vasil, i cili hedh në shtëpi grurë dhe oriz.
E gjithë kjo bëhet me një solemnitet të madh, sepse besohet se sjell pjellori, bagëti, fat të mirë dhe lumturi.
Për shkak të masave anti-epidemike autoritetet rekomandojnë që rituali “survakane” të mbahet vetëm në mjedisin familjar.
Më shumë hollësi për festën mund të lexoni KËTU.
Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..
Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..
Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..