Masat kundra epidemike kanë sjellë rezultate jashtëzakonisht të mira, shpalli në brifingun e sotëm ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov.Në 15 rrethe të vendit sëmundshmëria është ulur në 150 veta nga 100 mijë, derisa numri i të shëruarve është tre herë më i madh nga ky i të infektuarve. Po vihet re dhe një besim i rritur ndaj vaksinave nga ana e mjekëve.
Bullgaria renditet në vendin e 27 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve nga koronavirusi dhe në vendin e 9 për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Sa i përket testimit të njerëzve, kemi treguesit mesatarë për kontinentin.
Sipas kryetarit të Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski ka një shtim të qytetarëve të cilët kanë dëshirë që të imunizohen.Deri në këtë moment janë vaksinuar 17 mijë veta. Po vazhdon dhe tendenca për pakësimin e numrit të të sëmurëve me Covid-19 nëpër spitale, tha akoma ai. 32% nga shtretërit për pacientë pa ndërlikime janë të zëna dhe 44% për njerëzit në repartet intensive.
“Kemi vaksina të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgarë”, komentoi ministri i shëndetësisë pohimet e politikanëve, se vaksinat nuk arrijnë.Ai theksoi se çështja me pandeminë dhe imunizimin kundra koronavirusit nuk duhet të politizohet. Sa i përket idesë që anëtarët e komisioneve zgjedhore të vaksinohet, profesori Kostadin Angjellov rikujtoi se ky është një akt vullnetar dhe shtoi se përpjekjet duhet t’u drejtohen anëtarëve të seksioneve mobile, të cilët do të hyjnë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit nën karantinë.
Etapa e dytë e imunizimit do të fillojë gjatë ditës së hënë, tha akoma ministri. Që nga java tjetër do të rivendoset pjesërisht arsimi praktik i nxënësve dhe i studentëve.Parashikohet po kështu rivendosje e pranimit të planifikuar dhe e operacioneve të planifikuara nëpër spitale.Këta pacientë do të pranohen me një test negativ antigjeni, i cili do të bëhet falas në spitalin përkatës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES. BTA
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..