Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjurga Pinxhurova – burimi i këngëve të saj është zemra popullore

Foto: arkiv

Fati jetik dhe profesional i këngëtares së famshme bullgare Gjurga Pinxhurova i cakton një vend të denjë në kulturën muzikore bullgare. Që në kritikat e para për artin e saj, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, ajo u quajt  “magjistarja e këngëve popullore”. Edhe më sot nga incizimet e ruajtura në fondin e Radios Kombëtare Bullgare, zëri i saj pushton dëgjuesin me timbrin e bukur dhe të butë, me përzemërsinë e natyrshme me të cilën rikrijon gëzimin, trishtimin, ngacmimin në varësi të përmbajtjes së këngës. “Kënga më la të gjallë deri më tani – unë mbyta pikëllimin tim dhe derdha gëzimin tim në të” – tregon këngëtarja e famshme që kur ishte e gjallë.

“E dashura ime Luleshtrydhe”

Gjurga Pinxhurova lindi në qytetin Trën, në afërsi të kufirit perëndimor të Bullgarisë, në vitin 1895. Që në moshë të re ajo interpretonte “këngët e bukura të së ëmës”.  Kur ishte nxënëse talentin e saj e zbuluan bashkëqytetarët dhe filluan ta ftonin në tubimet dhe kremtimet vendore. Takimi i fatit me këngëtaren operistike Hristina Morfova e paracaktoi të ardhmen e saj muzikore. Me insistimin e këngëtares së njohur Gjurga Pinxhurova u diplomua në klasën e parë të Shkollës Shtetërore Muzikore në Sofje në vitin 1917. Pas kësaj mbaroi edhe Konservatorin në Pragë për tre në vend të pesë viteve. Diploma e shkëlqyeshme dhe cilësitë e saj të mrekullueshme të këndimit i sollën asaj ftesa për koncerte në Pragë dhe në Austri, por Gjurga mori rrugën për në Bullgari.

“Pëllumbi gurgullit në pyll”

Fillimisht ajo jepte koncerte në vend. Në programet e tyre kishte si aria të operave ashtu edhe këngë popullore. Në vitet 1926 – 27 ajo ishte mësuese e muzikës në qytetin e lindjes dhe në fshatrat e rajonit.

Jashtëzakonisht e frytshme është periudha pothuajse 30 vjeçare në të cilën këngëtarja e famshme punonte në radio. Fillimisht (1935) ajo merrte pjesë në Orën e Fëmijëve të Radio Sofjes (sot Radio Kombëtare Bullgare) me prezantimin e këngëve për fëmijë, ndërsa nga viti 1938 u bë bashkëpunëtore e rregullte. Në paraqitjet para mikrofonit të radios ajo ndërthurte interpretime të arieve të operës me këngë popullore nga krahina e lindjes fillimisht shoqëruar me piano ndërsa më vonë me grupin instrumental “Trakijska Trojka”.

Për fondin e Radios Kombëtare Bullgare Gjurga Pinxhurova incizoi gati 80 kryevepra të folklorit bullgar nga krahina e saj e lindjes. Krahas tyre ajo regjistroi dhe këngë rilindëse dhe këngë të poetit revolucionar Hristo Botev. 

“Daja më tha të martohesha”

Popullariteti i këngëtares Gjurga Pinxhurova është i madh. Ndryshe nga këngëtarët e tjerë të dashur të asaj epoke, ajo vazhdonte të këndonte me tingëllim akademik vokal. Sidoqoftë ajo i mbeti besnike stilit dhe traditës së vjetër. Edhe më sot këngët e saj “E dashura ime Luleshtrydhe”, “Daja më tha të martohesha”, “Pëllumbi gurgullit në pyll” etj. janë në librat e muzikës dhe në repertorin e disa këngëtarëve të rinj.

Për nder të këngëtares Gjurga Pinxhurova në vitet 1994 – 1995 qyteti Trën ishte mikpritës i konkursin “Me këngët e Gjurga Pinxurovës” ndërsa vatra e kulturës aty mban emrin e saj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asgjë më shumë", ose diçka më shumë nga DARA

DARA prezanton këngën e saj më të fundit "Asgjë më shumë". Ajo është në një stil balade që nuk është veçanërisht tipik për të, por mbart një mesazh dhe ndikim shumë të fortë. Kënga u krijua gjatë Kampit të Shkrimit të Këngëve në Sofje nga vetë DARA në..

botuar më 25-06-03 6.35.PD

"Për gjërat e bukura" – një tjetër mesazh pozitiv nga Ljubo Kirov

Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la..

botuar më 25-06-02 6.55.PD

"Dragana dhe bilbili"

Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi është vënë në vitin 1951, kur është themeluar Ansambli Shtetëror për këngë dhe valle popullore (sot..

botuar më 25-05-30 6.00.PD