Data e shpallur nga Presidenti për zgjedhjet parlamentare (4 prilli i këtij viti) është absolutisht e paargumentuar, por GERB gjithsesi do ta respektojë, tha Kryetarja i e Parlamentit Cveta Karajançeva gjatë kremtimit të 143 vjetorit të zgjedhjes së këshillit të parë të qytetit në Karllovo.
Ajo kujtoi se sipas udhëzimeve të institucioneve evropiane, asnjë ndryshim nuk mund të bëhet në Kodin Zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve, pasi kjo minon besueshmërinë e procesit zgjedhor. Cveta Karajançeva gjithashtu tha se "presidenti sugjeron që disa rezultate, të cilat ne ende nuk i dimë se cilat janë, janë manipuluar dhe kjo është një goditje e rëndë për demokracinë."Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..