“Ne, katolikëtperëndimorë (0.6% e popullsisë), mund t’i festojmë Pashkët më 2 maj bashkë me katolikët lindorë dhe me të krishterët ortodoksë”. Këtë e shkroi në faqen e vet në Facebook Ati Paolo –
Cortesi – kryetar i qendrës kulturore “Evgenij Bosillkov – Belene” dhe famulltar i bashkësisë katolike në qytet me rastin e datës së shpallur për zgjedhje më 4 prill, kur katolikët festojnë Ringjalljen e Krishtit.
Ai e ka argumentuar propozimin e vet me fjalët se dëshira e Papa Gjon Palit II dhe e shumë besimtarëve është që të krishterët të festojnë së bashku Ngjalljen e Krishtit.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..