Koha më e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ishte gjatë shtatorit pas protestave me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, deklaroi Presidenti Rumen Radev para ceremonisë së shugurimit të peshkopit Imzot Rumen Stanev në Katedralen Katolike Romake “Shën Jozef” në Sofje.
Kreu i Shtetit deklaroi se kabineti është fajtor për vdekjet nga Covid-19 sepse nuk e ka përgatitur vendin për valën e dytë të pandemisë.
“Gjatë këtyre muajve u tërhoqën miliardë nga buxheti shtetëror dhe mund t’i parandalonim këto humbje, në qoftë se i kishim zhvilluar zgjedhjet me kohë”, tha Presidenti.
Ai komentoi gjithashtu refuzimin e pushtetarëve “për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme për “shërimin” e procesit zgjedhor” dhe u bëri apel të gjithë bullgarëve për ta respektuar ligjin.Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...
Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..
“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..