Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëtoria e parë e përbashkët në Sofje zbulon mundësi për ide krijuese

Gjeorgji Komsallov, Boris Kallajxhiev dhe Jasen Nedjallkov, themelues të punëtorisë së përbashkët

Ideja e mirë është e paçmuar, më në veçanti kur njeriu i përkushtohet asaj. Pavarësisht dhe me hapa të vegjël, ajo do të bëhet realitet dhe do t’u shërbejë njerëzve të tjerë në shoqëri. Mishërimi i një ideje praktike dhe shumë të dobishme është krijimi i një punëtorie të përbashkët. Duke ndjekur shembullin e zyrave të përbashkëta, aty mund të merret me qira një zonë pune dhe të përdoret e gjithë pajisja, me të cilën disponon punishtja. Dhoma të tilla shumë funksionale nuk janë një novitet për vende si Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara. Për Bullgarinë këto janë akoma hapat e parë në këtë drejtim, në sajë të tre entuziastëve, të cilët vendosin që ta transferojnë këtë përvojë dhe tek ne. Për këtë qëllim kanë gjetur një godinë të përshtatshme - ish fabrikën e tekstilit në Sofje, të mbyllur përpara 30 vjetëve. Aty kanë futur një punë mjaft personale si dhe mjete personale, që të mund të përgatisin dhe të përshtatin ndërtesën e vjetër prej tullave në një vend modern dhe artistik për punë dhe krijimtari. Aty tanimë punojnë dhe makina e para ekzistuese, mes të cilave janë CNC prerëse, torno, makina lustruese, dy laser për gdhendje me laser dhe një  printer 3D, si dhe makinë  për formimin e detajeve plastike nën vakum.

“Jemi gati që të gjitha këto tua ofrojmë dizajnëve, piktorëve, mjeshtërve, inxhinierëve, shpikësve, njerëzve me profesione të lira, në përgjithësi secilit i cili ka ide dhe kërkon vend dhe ndihmë që të mund ta realizojë. Do ta ndihmojmë me përvojën tonë dhe me dijet që kemi” - shënon Georgi Komsallov, i cili ka përgatitur themelet dhe mbështetjen teknike të projektit.

“Ka nevojë prej një hapësire të tillë. Shpesh herë njerëzit janë të fiksuar pas posedimit të makinave dhe mjeteve pa i përdorur në mënyrë optimale. Ne kemi çdo gjë  dhe e ofrojmë për përdorim. Edhe sikur të mungojë ndonjë gjë, do të mundohemi  që në një afat të shkurtër të mund ta gjejmë. Në fakt, ne i ndihmojmë njerëzit të mund të realizojnë idetë e veta dhe të kuptojnë se ndarja e përvojës mund të jetë shumë e vlefshme për dikë tjetër. Mbi këtë projekt ne asnjëherë nuk e kemi parë atë si në një  sipërmarrje biznesi, por më tepër si një vend, i cili të jetë me dobi për shumë njerëz. Prandaj dhe ne jemi gati të ndihmojmë.”

Krijuesit e hapësirës janë njerëz me interesa të ndryshme dhe kjo i ndihmon shumë në punën e përbashkët. Kështu, sipas fjalëve të Jasen Nedjallkov it, arkitekt nga ekipi, “formohet qendër, në të cilën mblidhen njerëz me profesione të ndryshme dhe secili kontribuon ndan idesë dhe projektit”. Mes të parëve, të cilët kanë formuar këndin e vet në “fabrikën e mjeshtërve,” është Marieta Nedkova - një emër i njohur mes mjeshtërve të prodhimeve prej lëkure:

Marieta Nedkova, mjeshtre e prodhimeve prej lëkure

“U ndodha në këtë hapësirë, derisa kërkoja vend për punëtori. Puna ime është pak e zhurmët, përdoren kimikate të dëmshme, por ka dhe të tilla, të cilat nuk është mirë që të mbahen në shtëpi. Kërkoja vend, ku të mund të më vizitojnë njerëzit, të cilët duan të mësojnë zanatin, unë organizoj dhe punëtori krijuese. Fare rastësisht u ndesha mbi këtë hapësirë të përbashkët. Doli se një punëtori e përbashkët, në të cilën ka vende pune të pajisura të posaçme, mund të jetë shumë më tepër se zyrë ose se një atelie zanati. Këtu ka makina për përpunimin e drurit, për qeramikë, për punimin e maketeve. Ka dhe hapësirë me një internet të shpejtë. Në qoftë se njeriu ka ndonjë projekt krijues, mund të vijë dhe të përdorë pajisjen. Shpesh njerëzit në kohën e tyre të lirë u drejtohen nismave krijuese. Ka dhe të tillë, të cilët duan vet të punojnë mobile në bazë të dizajnit të vet ose lodra prej druri për fëmijët e vet. Mjafton që të kenë dëshirë, ata mund të përdorin atelie me qira dhe në qoftë se ndokush nuk është i njohur me makinat, mund të marrë udhëzime dhe këshilla nga specialisti këtu në vend”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD